TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja nga plagosja e 16 vjeçarit në Korçë, zbardhet dëshmia në polici. “Sa dola nga shkolla dhe do ikja në shtëpi. Më vijnë me makinë tre persona, të cilët po hidhnin fjalë fyese e më pas dy prej tyre dolën dhe më sulmuan. Ishte Rei që nxori thikën dhe unë u mundova të mbrohesha por arriti të më dëmtonte në fytyrë. Në atë moment, ata hipën në makinë dhe u larguan menjëherë kurse unë shkova në marketi afër shkollës dhe kërkova ndihmë.”
Nga ana tjetër, jashtë kamerave kanë folur edhe dëshmitarë të ngjarjes të cilët kanë treguar detaje.
“Sapo kishte mbaruar mësimi, kur erdhi një nxënës që po mbante dorën në fytyrë por gjaku vazhdonte t’i rridhte. Na kërkoi kartopeceta dhe u ul tek trotuari. I dhamë ujë për ta qetësuar dhe brenda pak minutash ambulanca e mori. Një kalimtare e rastësishme kishte parë targën e makinës së autorëve dhe ja dha policisë. Dëgjuam nga nxënësit e tjerë që konflikti kishte ndodhur kot, pa asnjë motiv.”
Sakaq policia ka kapur edhe dy autorët e tjerë të ngjarjes. Sipas të dhënave të konfirmuara në polici, mësohet se personi që e ka plagosur me thikë 16 vjeçarin është Rei Islami. Islami është një emër i njohur për policinë e Korçës pasi edhe me herët është përfshirë në të tilla ngjarje, duke u dënuar për plagosje e duke vuajtur dënimin në burgun e Drenovës, ku ka dalë rreth 1 vit më parë. Tre të rinjtë i kanë dalë para adoleshentit në fillim të rrugës së gjimnazit, pasi ky i fundit ka dalë nga mësimi dhe e kanë sulmuar.