TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar se vrasja e 42-vjeçarit Egli Proga nuk është tentuar të fshihet, pas akuzave nga ana e familjes së viktimës.
Muhamet Rrumbullaku: Ka vijuar disinformuar i publikut lidhur me ngjarjen në Pogradec ku si pasojë e konflikti hubi jetën një 42-vjeçarit.
Informoj opinionin”
Aludimi se është tentuar të fshihet ngjarja nga shefi i Komisariatit të policisë Pogradec është pabazë, në asnjë dyshin të arsyeshëm dhe si i tillë është skandaloz. Në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë asnjë punonjës policie s’ka tentuar të fshihet. Ngjarja është vlerësuar maksimalisht. Nga policia është shkuar menjëherë në vendngjarje, është bërë njoftimi i spitalit, është ngritur grupi hetimor, janë sekuestruar kamerat dhe janë shoqëruar personat e pranishme.
Si rezultat i veprimeve profesionale nga grupi hetimor, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes.
U identifikua autori dhe 3 shtetas të tjerë për moskallëzim krimi.