TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një senator amerikan u arrestua në aeroportin e Hong Kongut pasi në valixhen e tij është gjetur një pistoletë.
Senatori republikan Jeff Wilson më pas është liruar me kusht në pritje të paraqitjes në gjykatë për akuzat për posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit.
Wilson sqaroi se ai u akuzua për posedim të paligjshëm të një arme zjarri të paregjistruar dhe u thirr për t’u paraqitur para gjykatës më 30 tetor.
“Është një gabim (i bërë) me mirëbesim dhe unë pres që situata të zgjidhet shpejt ,” tha ai në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij.
Senatori, me pushime me gruan e tij në Azinë Juglindore, shtoi se e kuptoi që kishte armë me vete dhe kur e kuptoi ishte vonë.
Gjykata i ka konfiskuar dokumentet e udhëtimit dhe e urdhëroi të mos largohej nga Hong Kongu deri ditën e mbajtjes së seancës.
Mbajtja e armëve ose municioneve pa licencë dënohet nga sistemi i drejtësisë kontinentale kineze deri në 14 vjet burg dhe një gjobë prej rreth 12 mijë euro.