BOTA, 23 Tetor 2023, 15:42

Nuk i tremb as lufta! U larguan pas bombardimeve, mijëra palestinezë rikthehen në shtëpi pavarësisht paralajmërimeve izraelite

Nuk i tremb as lufta! U larguan pas bombardimeve, mijëra palestinezë

Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë ka njoftuar se mijëra palestinezë të cilët janë larguar nga veriu i Gazës kanë vendosur të rikthehen pavarësisht paralajmërimeve të Izraelit.

Thomas White nga UNRWA u shpreh për BBC se situata në veri është shumë e rrezikshme, por njerëzit po humbasin jetën edhe në jug. White tha se 8,000 njerëz po strehohen në kompleksin e OKB-së dhe se po mbijetojnë me vetëm një litër ujë në ditë dhe sasi të vogla ushqimi.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite thotë se ka goditur 320 objekte në të gjithë Rripin e Gazës në 24 orët e fundit.