BOTA, 23 Tetor 2023, 18:52

Putin ka pësuar arrest kardiak?

Putin ka pësuar arrest kardiak?

 

Vladimir Putin dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak në banesën e tij private në Moskë të dielën në mbrëmje.

Një kanal në Telegram që besohet se drejtohet nga një ish-zyrtar i brendshëm i Kremlinit raportoi incidentin duke thënë se lideri rus u gjet nga rojet në dyshemenë e dhomës së gjumit i shtrirë në dysheme, raporton Daily Express. 

Pas diagnostikimit mjekët thanë se lideri 71-vjeçar kishte pësuar arrest kardiak. Më pas ai u transferua në një ambient më të specializuar për mjekim ku iu nënshtrua kujdesit intensiv.

Këto raportime janë ende të paverifikuara.