TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, është diskutuar për pezullimin e Ballukut nga GJKKO.
Pano Soko deklaroi se Balluku me gjasë do të ketë fatin e Veliajt dhe veprimet e fundit të SPAK, tregojnë se institucioni nuk diktohet nga Edi Rama.
Ndërsa Andi Bushati, deklaroi se SPAK duhet t'i drejtohej Parlamentit për heqjen e imunitetit të Ballukut.
Debati:
Pano Soko: Dua ta shoh në vijimësi të qëndrimeve që kam mbajtur. Nuk kuptoj pse Bushati do të këmbëngulë te e njëjta tezë, kur Bushati ka lëshuar pak nga territori i vet. Ne kemi thënë këtu gjithë kohës, tezën që tentative për t’ja vendosur në pronësi Ramës SPAK-un, ka qenë kartë e mbrapsht që i ka prodhuar Ramës më tepër pushtet.
Tentativa për të quajtur arrestimin e Veliajt, punë të Ramës, apo Beqajn, që sot hetohet për grup të strukturuar kriminal, njëjtë me Çapjat dhe Çopjat, nuk mund ti thuash vajti për faturat. Pra kemi patur fakte që na kanë treguar se SPAK, ndryshe nga ç’mund të iluzionojmë, SPAK nuk ka qenë pronë në hipotekë e Ramës. Nuk jam as radikal të them se ka qenë i pavarur. E vërteta është diku në mes, por anon nga fakti që SPAK ka integritetin. Pra nuk them se të gjithë prokurorët janë të pastër, natyrisht aty ka edhe interesa, por as që janë të gjithë të kapur. Balluku do të marrë fatin e vet, është njëjtë me Erion Veliajn.
Andi Bushati: Për mua, kush do ishte sjellja më e mirë e SPAK? Që të shmangim edhe këto debatet, puç, grusht shteti, tjetra është deputete. Merre çoje në parlament për heqje imuniteti. Këtë bën një prokurori model.
Pano Soko: Ka patur precedent me Berishën dhe nuk i dalin kundër.
Andi Bushati: Për hetimet, përgjimet, merre, çfarë të keqe ka?
Pano Soko: Nëse hetimet janë të paligjshme, do e nxjerrë gjykata. Por po them, tentativa…
Andi Bushati: Të duket sikur rasti Balluku, me të gjtihë rastet e tjera, kanë ndonjë ndryshim? Edhe mënyra si po sillet Rama dhe mënyra si sille SPAK?
Pano Soko: Të kam thënë, kur kemi diskutuar për emrat. Shqipëria për fat të keq, që duhet të ishte ditë gëzimi për opozitarët, nuk gëzon dot, sepse ka arritur një pikë të ekuilibrit statik. Opozita ka sot qeverinë që çdo opozitë do ta ëndërronte. Po pse nuk bën gjë? Sepse edhe qeveria ka përballë opozitën që do të donte çdo qeveri. Sot Sali Berisha, që duhet ta çonte në piedestal SPAK-un, ai thotë Altin Troplini, sepse opozita do të fshehë shterpsinë e vet