AKTUALITET, 20 Nëntor 2025, 21:22

“SPAK po bën politikë”, Zhabina për akuzat ndaj Ballukut: Veprat kanë mbaruar, s’ka çfarë provash të prishë

“SPAK po bën politikë”, Zhabina për akuzat ndaj

Gazetari Xhevahir Zhabina, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke folur për akuzën e Gjykatës së Posaçme për zv/kryeministren Belinda Balluku u shpreh se SPAK nuk është treguar i ndershëm në këtë rast, sepse Balluku nuk ka çfarë provash të prishë, për dy vepra që kanë mbaruar, siç janë tuneli i Llogarasë apo Loti 4 i Unazës së Madhe.

“Nga ajo që dimë ne publikisht edhe prokuroria nuk është 'fair' në këtë rast, sepse tuneli i Llogarasë ka mbaruar edhe loti 4 i Unazës ka mbaruar. Çfarë provash mund të prishë në 2 raste konkrete. Nëse ka çështje të tjera për zonjën Balluku ku ajo mund të prishë provat, SPAK duhet të na e thotë nëse e ka nën hetim për çështje të tjera.

Arben Ahmetaj, Erion Veliaj dhe tani Belinda Balluku është numri i tretë që goditet dhe SPAK po bën politikë me hetimet, pra po jep efekt politik për hetimet”- tha Zhabina.