AKTUALITET, 20 Nëntor 2025, 18:53

Vjosa në pikën kritike/ Rritet niveli i ujit në Urën e Mifolit, rrezik përmbytje

Vjosa në pikën kritike/ Rritet niveli i ujit në Urën e

Ashtu siç u parashikua, prurjet në Vjosë nga reshjet intensive u shtuan duke përmbytur toka bujqësore.

Qindra hektarë tokë bujqësore në Çerven dhe Kashisht janë nën ujë teksa Vjosa arriti pikun këtë të enjte, në 7.1 metra mbi nivelin e detit. 30 efektivë  të Forcave të Armatosura me pompa thithëse dhe varka u pozicionuan në afërsi të Çervenit për të ndërhyrë në rast përkeqësimi të situatës..

Kreu i emergjencave civile Haki Cako teksa monitoroi urën e Mifolit tha se janë evakuuar disa familje pranë shtratit të lumit. Ndërkohë vërshimi i ujit në kanalin kryesor kullues çau argjinaturën në Tale duke rrezikuar banorët e shtatë fshatrave.

Për shkak të reshjeve me intensitet të lartë është dëmtuar dhe segmenti rrugor Rrëshen–Bukmirë në  Bashkinë e Mirditës. Shembjet në disa pjesë të rrugës rrezikojnë  bllokimin e qarkullimit për banorët e zonës. Ekipet e emergjencës po punojnë për  të evituar izolimin e fshatrave.