TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish shefi i Operacionales, Oltion Bistri, u lirua nga burgu, pasi akuza për korrupsion ndaj tij ra dhe u dënua vetëm për nxjerrje të akteve hetimore, duke qëndruar në paraburgim më gjatë seç parashikon kjo vepër.
Gazetari Xhevahir Zhabina, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, e cilësoi lirimin e Bistrit si dështim të SPAK, por shtoi se duhet pritur edhe vendimi i Apelit.
Biseda në studio:
Xhevahir Zhabina: Ky mund të jetë dështimi i parë i SPAK, në raport me një çështje hetimore. Kemi një person të dënuar vetëm për nxjerrjen e akteve hetimore. Pavarësisht se akuzat ishin të rënda, korrupsion. Këtu duhet të kërkojmë më shumë nga prokuroria, për të parë cilësinë e provave. Megjithatë, SPAK ka vendosur ta ankimojë, duhet parë. Kemi patur edhe rastin e ish sekretarit të ministrisë së mjedisit, Bllako, që u lirua dy javë dhe u rikthye në qeli. Bie teza që Gjykata e Posaçme është notere e Prokurorisë së Posaçme. Kur nuk ka prova të shpall gjykata të pafajshëm. Na bie teza që SPAK detyron gjykatën të japë vendime.
Ferdinand Dervishi: Përballë këtij rasti, kishte njerëz që shoqëronin Vis Martinajn, përgjime pafund, në fund vjen lajmi, sekuestrohen 3.1mln euro pasuri. Ngrihet hipoteza është polic dhe jo biznesmen. Tani, ky bën 2 vjet burg dhe del. I bie që ky njeri me 3.1 mln euro pasuri, shteti ti japë edhe ca lekë këtij. Tani, e gjithë kjo histori, mua më thotë, cfarë leksioni mori trupa e policisë që ka shumë probleme? Mori leksionin bjeri me top, bashkëpuno me krimin, bëj miliona euro, se do bësh 1-2 vite burg dhe mban pasurinë.
Xhevahir Zhabina: Nuk e ka vërtetuar dot o Ferdinand!
Sokol Bregu: Arrestimi bëhet në bazë të dyshimeve, prandaj ka masë sigurie. Në gjykim e sipër nuk ka dalë gjërat. Tani, a ti kthehen paratë? Po që çke me të ti kthehen. U mbajt në burg? Duhet të kemi paragjykim ne? Bëre burg më tepër, shteti duhet të japë paratë. Tani, ti mendon se gjykata ishte e korruptuar?
Ferdinand Dervishi: Atëherë kush ka bërë hetimin e ka bërë keq.
Sokol Bregu: Standardet duhet të jetë të njëjtat. Nuk kemi standard të njëjta. Nëse një hetim mund ta paragjykojmë, një gjykatës, mbaroi ajo, dha dënimin, nuk ka pastaj. Po të fillojmë me këtë logjikë, përvec AKSHI-t që do vazhdojë aty...
Xhevahir Zhabina: Nëse ke hetim të bazuar vetëm në SKY ECC, ky do të jetë rezultati final.