TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ylli Ndroqi ka njoftuar se ka paraqitur kërkesën me shkrim pranë Departamentit të Thesarit të SHBA-ve, ku kërkon rishikimin e vendimit të renditjes së tij në listën e të sanksionuarve, raporton Ora News.
"Dokumentet janë paraqitur këtë të martë së bashku me argumentet përkatëse.
Në këtë kërkesë Ndroqi:
-Kundërshtoi kategorikisht akuzat që rëndojnë ndaj tij;
-Kërkoi që të respektohej e drejta e tij që të ballafaqohet me elementët e dosjes;
-Informoi Departamentin e Thesarit të SHBA-së për gatishmërinë e tij për një seancë dëgjimore;
-Dokumentoi me prova të pakundërshtueshme shkeljet ligjore dhe falsifikimet e kryera ndaj tij në Shqipëri;
Zoti Ndroqi zotohet që të informojë publikun për ecurinë e këtij procesi me DASH-in.
Materiali është dorëzuar konform kërkesave dhe procedurave të parashikuara nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së", bën me dije Ora News.