AKTUALITET, 7 Nëntor 2023, 20:15

Marrëveshja për refugjatët/ “Raca e bardhë ariane ka hallin e zezakëve nga Afrika”, kryebashkiaku i Lezhës u përgjigjet kritikëve, ironizon Partinë Demokratike

Marrëveshja për refugjatët/ “Raca e bardhë ariane ka

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar për marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë, për pranimin e refugjatëve që shkojnë në vendin fqinj. Ai thotë se Lezhë, ashtu siç priti afganët do të presë edhe shtetasit e tjera nga Afrika, sipas marrëveshjes së kornizuara me Italinë.

Më tej, i pari i Lezhës, nuk kurseu ironitë për opozitën, të cilës i kujtoi veprimet e fundit të saj para kryesisë së Kuvendit duke hipur nëpër kangjella.

 “Po lexoj qe raca e bardhe ariane e shtate PD-ve pa vule, po ama akoma me nam e me nishan, ka hallin e zezakeve nga Afrika qe do pushtojnë kalanë e Lezhës dhe pastaj do marrin pushtetin ne Shqiperi!Dua t’iu them qe e para mos i qaje kush hallin Lezhës sepse priti 4000 afgane dhe nuk u prek nje fije bari, përkundrazi kush punoi për trajtimin e mire te tyre beri leke nga puna. E dyta mos u merrni me ngjyren e lëkurës se te tjereve po shikoni me mire ziftin e zullumeve qe ju kane bere te pavotushem. E fundit, ne nje pike keni te drejte: Edhe ata qe do vijne ne Lezhe nga Afrika përmes Italisë kane me shume shanse ta marrin pushtetin ne Shqipëri se sa ju! Ketu as une s’kam argument kunder, keshtu qe kujdes mos grisni edhe pantallonat kur kacavirreni neper penxheret e Kuvendit siç griset ne shtate copa flamurin e PD-se!  Me dashuri nga Lezha mikpritese”, -shkruan Ndreu.