TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rreth 1700 mamografive të realizuara në kuadër të tetorit rozë, muajit kushtuar sensisibilizimit të kancerit të gjirit, rezultojnë të dyshimta për tumor. Drejtoresh e ISHP-së Eugena Tomini, shprehet se numri i grave që e kanë kryer këtë ekzaminimin në çdo cep të Shqipërisë ka qenë tejet I lartë.
“Tetori rozë ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm në totalin e mamografike që kemi shkuar në 11750 mamografi në nivel kombëtare, duke përfshirë mamografitë e lëvizshme në 900 apo 1000 mamografi. Gati 12-15% e mamografive të depistuar janë reflektuar ndjekjes së tyre, evidentimi i një formacioni jo normal , kalon në faza të tjera vlerësimi”, -tha Eugena Tomini, drejtoreshë e ISHP.
Një ndër elementët më të rëndësishëm të programeve të depistimit është kapja në faza të hershme të kancerit të gjirit, e për të arritur këtë nuk mjafton vetëm një muaj, ndaj edhe ekzaminiet do të vazhdojnë në çdo ditë. “Mamografitë e lëvizshme janë ne funksion të fashave që rekomandohen për kryerje gjatë gjithë vitit. Mamografitë kanë pasur një kalendar në bazë të programit dhe përvijojnë deri në fund vit sipas këtij plani lëvizjeje.
Do të vijojmë sërish me një plan tjetër lëvizës që është future në efektivitet që në ditën e djeshme dhe jemi në lëvizje në territorin në varësi të mbulesës së popullatës femrave mbi 50 vjeç në gjithë territorin e Shqipërisë, do tw shkojmë aty ku nuk kemi mundur deri tani.” -tha Eugena Tomini, drejtoreshë e ISHP. Në 5 vitet e fundit, rastet me kancer gjiri janë thuajse të pandryshuara. Mesatarisht në një vit zbulohen 720 gra të prekura nga kjo sëmundje.