AKTUALITET, 29 Qershor 2025, 13:53

Aksidentohet 17-vjeçari me monopatinë në kryeqytet, gjykata vendos për shoferin që u përplas me tre të miturit pak ditë më parë

Aksidentohet 17-vjeçari me monopatinë në kryeqytet, gjykata

Një tjetër aksident rrugor me përfshirjen e një monopatine ka ndodhur në Tiranë, duke shtuar shqetësimet mbi sigurinë në rrugë për përdoruesit e këtyre formave të transportit. Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori për shtetasin Sh. Q., 40 vjeç, i cili u përfshi në një aksident me një 17-vjeçar që lëvizte me monopatinë.

Sipas Policisë, aksidenti ndodhi në një nga zonat e banuara të kryeqytetit. Si pasojë e përplasjes, i mituri është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. Ndaj drejtuesit të automjetit është nisur procedim penal në gjendje të lirë.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që një mjet përplas të rinj që lëvizin me monopatina.

Disa ditë më parë, shoferi Ekrem Skureni u arrestua pas një aksidenti ku përplasi tre fëmijë të mitur që lëviznin me monopatinë. Për këtë ngjarje, Gjykata Penale caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Rastet e përsëritura kanë ngritur alarmin për rregullimin e përdorimit të monopatinave dhe ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve për respektimin e sigurisë rrugore, veçanërisht në raport me të miturit.

Gjykata Penale ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për Ekrem Skurenin, drejtuesin e mjetit që pak ditë më parë përplasi tre fëmijë të mitur, të cilët po lëviznin me një monopatinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Ngjarja, e cila ngjalli shqetësim të madh në opinionin publik, ndodhi në një nga zonat urbane të qytetit. Fëmijët, fatmirësisht, mbetën të plagosur por jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi 4 dite me pare, kur femijet teksa ishin duke levizur me monopatine u perplasen nga shoferi i makines. Mësohet se dy prej tyre, i mituri me iniciale O.A. 11 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime në këmbë dhe E.S. 9 vjeç, me dëmtime në krah, ndodhen në gjende shëndetësore stabël.

Ndërkohë, i treti, shtetasi me iniciale J.N., 11 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore me dëmtime në kokë.