TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Situata në Theth është tensionuar këtë mëngjes, pasi banorët kanë bllokuar urën në hyrje të fshatit, duke penguar hyrjen e forcave të Policisë së Shtetit.
Ky veprim vjen në kuadër të kundërshtimit të aksionit të IKMT-së, e cila edhe sot ka planifikuar prishjen e disa ndërtimeve pa leje në zonën turistike.
Pa praninë e forcave të rendit, inspektorët e IKMT ndodhen në pritje, pasi nuk mund të vijojnë me veprimet pa mbështetje policore.
Banorët e Thethit kanë kundërshtuar me forcë prishjen e objekteve, duke e konsideruar aksionin të padrejtë dhe të papërshtatshëm për një zonë që varet nga turizmi.
Protesta e tyre vjne pasi IKMT do të shembë 40 objekte në të gjithë fshatin, 5 prej të cilave, u shembën një ditë më parë.
Të hënën u hoqën në zemër të Thethir edhe 12 kabina të vendosura pa leje, pas denoncimit të kryeministrit Edi Rama se ishin vënë në kundërshtim me ligjuin dhe se prokuroria e Shkodrës s’kishte nisur hetim.
Kryeministri Rama e quajti masakër të mirëfilltë ndërtimin e këtyre kabinave pa leje. Mësohet se ndërtuesi, Prek Kodra është një emër shumë i njohur për drejtësinë.