TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, ku një 7-vjeçar humbi jetën tragjikisht, pas është përlasur nga një makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”. Sipas policisë, shoferi i makinës, ende i paidentifikuar, pasi ka përplasur të miturin është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërsa, si pasojë, i mituri ka humbur jetën në spital.
Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë bërë transportimin e të miturit dhe i kanë dhënë ndihmën e parë, ndërsa njoftuan Policinë. Banorët e zonës kanë raportuar për mediat jashtë kamerave, se nuk ka qenë vetëm automjeti i parë që e ka përplasur për vdekje, por edhe automjete të tjera që kanë kaluar mbi trupin e të miturit. Autoritetet kanë sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa po hetohet për shkakun, lëvizjen e të miturit dhe identifikimin e autorit.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të mitur rreth 7 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë, i mituri ka humbur jetën në spital.