TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa iu përgjigj pyetjeve së gazetarëve, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli tha se shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas nuk ka asnjë lidhje me ndërtimin e rrugës Korridori VIII, që kalon aty pranë.
Po ashtu ai tha se shkak kryesor është mbingopja nga uji dhe ndikimi i erozionit lumor, që sipas tij, masa e këtij ndikimi nuk është e përcaktuar në përqindje.
“Lidhur me mbingopjen nga uji këtë u’a konfirmoi edhe drejtori i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, por ky nuk është një fenomen i konstatuar nga ARRSH, por nga të gjitha institucionet përkatëse. Lidhur me masat e ndikimit lumor, nëse unë arrij t’i përcaktojë në përqindje, nuk besoj se është askush në gjendje që t’i përcaktojë në përqindje. Ai thjeshtë konstatohet si fenomen dhe adresohet për të bërë të mundur masat mbrojtëse. Rruga e re nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë, ose nuk ka asnjë fakt shkencor që ta lidhë rrugën e re.
Por unë them që një komponent shumë i rëndësishëm i rrugës së re të Korridorit VIII është edhe mbrojtja lumore e lumit Shkumbin, që ju e gjeni të realizuar dhe të përfunduar në akset fillestare në Fushë-Labinot. Ky është një nga komponentët më të rëndësishëm, pasi është identifikuar një problem i tillë në këtë aks rrugor, që është edhe ujëmbajtës“, tha mes të tjerash Kozeli.
Nga ana tjetër, zv.ministri i Infrastrukturës tha se nuk kishte informacione të sakta lidhur me pyetjet e ngritura.
“Nuk e kam një informacion të saktë lidhur me pyetjen tuaj, por di që gjithë strukturat janë të angazhuara maksimalisht për të bërë të gjitha verifikimet përkatëse, që të mos kemi problematika të kësaj natyre“, tha zv.ministri i Infrastrukturës.