AKTUALITET, 2 Maj 2026, 15:37

Përndoqi 21-vjeçaren nëpërmjet rrjeteve sociale, shpallet në kërkim i riu nga Saranda!

Përndoqi 21-vjeçaren nëpërmjet rrjeteve sociale, shpallet

Një 21-vjeçar u shpall në kërkim nga Policia e Korçës, pasi akuzohet se ka përndjekur një bashkëmoshatare në rrjetet sociale.

Denoncimi është bërë në Komisariat nga vetë 21-vjeçarja, e cila ka dëshmuar se ndihej e kërcënuar dhe fyer nga veprimet e të dyshuarit nga Saranda.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin R. H., 21 vjeç, banues në fshatin Shalës, Sarandë, pasi dyshohet se ka përndjekur nëpërmjet rrjeteve sociale një 21-vjeçare”, njofton policia vendore.

Menjëherë pas marrjes së denoncimit nisën hetimet dhe kërkimet, teksa burime zyrtare sqaruan se “po punohet për kapjen e tij”.