AKTUALITET, 2 Maj 2026, 13:48

Vodhi varëse floriri me vlerë 12 mijë euro në argjendari, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë (VIDEO)

Vodhi varëse floriri me vlerë 12 mijë euro në argjendari,

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se ka vjedhur varëse floriri me vlerë rreth 12 mijë euro në një argjendari në një qendër tregtare.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Golds”, pas njoftimit për vjedhjen në një argjendari në rrugën “Abdi Toptani”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në vijim të veprimeve, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur, 17 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kryer vjedhjen ditën e djeshme, duke marrë varëse floriri dhe më pas është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

Gjatë kontrollit, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale varëset e vjedhura.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.