AKTUALITET, 2 Maj 2026, 10:58

U kap me armë zjarri dhe thikë në lagjen “Guerile”, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër

U kap me armë zjarri dhe thikë në lagjen “Guerile”,

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një 19-vjeçar dhe ka proceduar penalisht një 29-vjeçar, në kuadër të kontrolleve për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.

Efektivët kanë konstatuar pas mesnate dy shtetas në lagjen “Guerile” të cilët me ti parë ata, janë larguar me vrap, por pas ndjekjes është bërë i mundur ndalimi i njërit prej tyre.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit me iniciale B. H., 19 vjeç, banues në Shkodër, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, si dhe një mjet prerës (thikë).

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi i tij në flagrancë, ndërsa shtetasi tjetër, E. Ç., 29 vjeç, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “moskallëzim krimi”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.