AKTUALITET, 2 Maj 2026, 14:17

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve! Ja sa do shihen nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve! Ja

Bordi i transparencës është  mbledhur këtë të shtunë dhe ka caktuar çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve.

Sipas vendimit të sotëm, datë 2 maj, nafta është ulur me 2 lekë nga hera e fundit dhe duke nisur nga pasditja e sotme, do të shitet me 206 lekë për litër.

Ndërkohë, edhe çmimi i benzinës është ulur me 1 lekë, dhe do të shitet me 184 lekë për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 ora  16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 184 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 ora  16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.