TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme në qarkun e Vlorës. Lumi Vjosa ka arritur në kuotën 6.8 metër dhe ka dalë nga shtrati në zonën e tregut pranë Urës së Mifolit, pranë tregut të gjësë së gjallë.
Gazetarja e Klan News Greta Haskaj raporton se dy banesa janë shembur, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Rruga Kotë-Sevaster në fshatin Vajzë është e bllokuar pas një shkarjeje, ndërsa autoritetet këshillojnë përdorimin e rrugëve alternative.
Prurjet nga zonat e Gjirokastrës dhe Përmetit vijojnë të jenë të larta, duke rritur rrezikun e përmbytjeve. Banorët e zonave pranë lumit u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës.