AKTUALITET, 7 Janar 2026, 10:10

Përmbytjet/ “Aleanca me shiun të çon në fitore!” Rama me ironi: Pse s’më fajësoni mua edhe për situatën në Itali e Greqi! Çudi e madhe opozitat andej, asnjë llaf!

Përmbytjet/ “Aleanca me shiun të çon në

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar lidhur me situatën e përmbytjeve në vend, duke ironizuar kritikat e opozitës, të cilat kanë bërë përgjegjëse qeverinë.

"Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë apo qoftë edhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë…

Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, por hiç, asnjë llaf, s’e kuptojnë që aleanca me shiun të çon në fitore”, shkruan Rama.

Prej ditës së martë, i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, që ka shkaktuar përmbytje, bllokim dhe prishje rrugësh dhe probleme të tjera për jetën e qytetarëve.