TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë". Efektivë të komisariatit nr. 3 arrestuan në Tiranë mjekun Julian Habibaj 53 vjeç për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Ai ushtronte detyrën në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ndërsa është kallëzuar nga kryeinfermierja se pasi i ka kërkuar atij që të merrte dhe të plotësonte protokollin që duhet të ndiqte për një paciente, mjeku e ka kundërshtuar, e ka ofenduar dhe kapur për fyti me duar duke i shkaktuar edhe shenja të dukshme.
Burimet bëjnë me dije se ndaj mjekut kishte 11 shkelje disiplinore për veprime të ndryshme brenda stafit, ndërsa kjo është hera e parë që është kallëzuar në polici.