AKTUALITET, 3 Tetor 2022, 23:31

Perla nga FRPD/ Një kandidat u skualifikua se ishte 31 vjeç, Xhaferri u zgjodh kryetar 32 vjeç e 7 muaj!

Perla nga FRPD/ Një kandidat u skualifikua se ishte 31 vjeç,

Kostandin Pula, ish kandidat për kryeatar të FRPD në Kurbin, ka folur në emisionin "Të Paekspozuarit", ku ka zbuluar se ai u përjashtua nga gara për shkak se ishte 31 vjeç, ndërkohë që Besart Xhaferri është zgjedhur kryetar i FRPD, ditën e djeshme, duke qenë 32.7 vjeç. 

"Jam një nga njerëzit afër forumit. Para 6-7 vitesh kandidova vetë për kryetar të forumit në Kurbin. Jam hequr nga gara 12 orë para, me vendim kryesie, sepse isha 31 vjeç.

Formalisht mu tha se ishin tre vajza në garë dhe unë. Unë isha më i madhi. Më thanë po të largojmë për shkak të moshës.

Procesi zgjedhor edhe atëherë edhe ky proces ka qenë me komandim dhe urdhër nga lart. Jam dëshmitar personalisht. Belindi do të manipulojë, e kam thënë përpara.

E njoh shumë mirë forumin rinor edhe nga brenda dhe kam ndejtur shumë afër forumit rinor. Në Kurbin kam bërë 1 mijë anëtarësime. Unë kam parë me sytë e mi që kanë futur dorën. Më përjashtuan nga gara se isha 31 vjeç.  Jam larguar me vendim të kryesisë së FRPD. E ka organizuar kryesia garën në atë kohë", deklaroi Pula.