AKTUALITET, 3 Tetor 2022, 23:24

A do të jetë sërish Veliaj/ Rama flet për raportet me kryebashkiakun

A do të jetë sërish Veliaj/ Rama flet për raportet me

Shpesh herë flitet për një marrëdhënie të krisur mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj. Në fillim shkak u bë protagonizmi i Ballukut për punët në Tiranë. Më pas edhe aksioni ndaj ndërtimeve pa leje u pa si goditje për Veliajn.

Për marrëdhëniet me Veliajn, Rama u pyet në intervistën që dha në Euronews Albania. Kreu i qeverisë mohoi të kishte krisje mes tyre. Tha se nuk sheh një kandidaturë tjetër për Tiranën, megjithëse vendimin do ta marrë kryesia e PS-së.

“Nuk shoh që ne kemi një kandidaturë tjetër në Tiranë. Unë personalisht nuk shoh. E mira për Tiranën nuk ka fund, por unë nuk shoh që kemi kandidaturë tjetër. Në sensin që më duket që është kandidatura jonë. Por do e shohim rrugës.

Fjalët për kandidatët e ka Kryesia e Partisë Socialiste. Kryesia e Partisë Socialiste ka fjalën në bazë të të gjitha të dhënave që marrim nga territori. Ne kemi metodën tonë shkencore të anketimeve të brendshme që bëjmë”, – tha Rama.