AKTUALITET, 3 Tetor 2022, 23:23

"I kërkova ndihmë Berishës, Shkëlzenit dhe Çim Pekës pas sulmeve vulgare"/ Evi Kokalari: Pse e kam kritikuar Sali Berishën

"I kërkova ndihmë Berishës, Shkëlzenit dhe Çim
Sali Berisha dhe Evi Kokalari

Evi Kokalari ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për arsyet pse ka artikuluar kritika ndaj Berishës. 

Ajo tha se është sulmuar në mënyrë vulgare me urdhër nga persona brenda PD-së dhe se ka kërkuar që Berisha dhe njerëz pranë tij të ndërhyjnë për të ndalur sulmet. 

"Unë kam insistuar të shoh votat e Këshillit Kombëtar. Berisha tha do ta jap të drejtën. Albana Vokshi refuzonte ti shikoja. Unë doja të kishte votim të lirë dhe me meritokraci.

Kur e kam parë, kam gjetur manipulime të Belind Këlliçit. Ia kam çuar Berishës për t'i verifikuar. Kam thënë, nëse dikush ka manipuluar votat në Këshill Kombëtar, duhet hequr nga të gjithë funksionet.

Këta po vjedhin forumin rinor. Duhet të merreshin masa. Berisha më tha që nuk do të ngatërrohet. Ky ishte gabimi që ka bërë ai. Unë i dhashë të gjithë dokumentat.

E dyta, kur Berisha e ka lënë kështu, Këlliçi ka futur njerëz të më sulmojnë në mënyrë vulgare. Unë vetëm në këtë rast i kam kërkuar ndihmë Sali Berishës dhe Shkëlzen Berishës dhe Çim Pekës, të ndaloheshin sulmet vulgare. Këta thanë që nuk ngatërrohen.

Berisha duhet urgjentisht të distancohet nga këto pisllëqe.

Të ribëhet gara dhe jo me këta persona, por me anëtarët e forumit rinor", deklaroi Kokalari.