TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka konsideruar krime ndaj demokracisë dhe parlamentarizmit përjashtimin e deputetëve të opozitës nga mazhoranca si dhe refuzimin që kryeministri Edi Rama i ka bërë interpelancave të kërkuara për çështjen “McGonigal”.
Në një postim në Facebook, Blushi thotë se Kuvendi nuk mund të jetë kurrë një zyrë noteriale për korrupsionin e kryeministrit.
Ai i bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës që do të zhvillohet nesër përpara Kuvendit.
Postimi i Tedi Blushit:
Përjashtimi brenda tri javëve i 23 deputetëve, vetëm që Edi Rama të mos hetohet për krimin që ka kryer me aferën “McGonigal”, bllokimi mafioz i të gjithë projektligjeve të opozitës, refuzimi i interpelancave, i heqjes të së drejtës së fjalës, i largimit nga Këshilli i Integrimit Europian, si dhe bllokimi i informacionit që deputetët i kërkojnë Qeverisë janë krime të vërteta ndaj parlamentarizmit, demokracisë, llogaridhënies, pluralizmit dhe opozitës që përfaqëson vullnetin e 750 mijë qytetarëve.
Kuvendi nuk mund të jetë kurrë një zyrë noteriale për korrupsionin e shfrenuar të Kryeministrit në largim.
Revolta popullore nuk do të ndalet! Ndaj nesër ne do të jemi sërish në protestë para Kuvendit, në mbrojtje me çdo çmim të Republikës Parlamentare!