TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partnerja e 34-vjeçarit shqiptar, Visar Dakrama alias Julian Kosova që u vra me plumb në kokë nga një 33-vjeçar në Mykonos, ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.
Ditën e sotme, mes lotësh ajo ka rrëfyer më shumë për lidhjen që kishte me shqiptarin.
E reja, e cila nuk mund ta besojë se nuk do ta shohë më të dashurin e saj, ka folur për Alpha dhe emisionin “Tlive”, duke u shprehur: “Yiannis kishte zemrën e një fëmije të vogël. Ai ishte i mrekullueshëm.
Të premten folëm për herë të fundit. Më tha të dua dhe u zemërua për diçka. Dhe nga inati nuk folëm. Ai vetëm më tha se më do. Nga sa më thanë, atë natë ai u përlesh për një vajzë. Ai ishte kokëfortë, nuk donte që të më shqetësonte njeri”, tha ajo, teksa shtoi se e njihte vajzën që ishte subjekt i keqkuptimit.
Për marrëdhënien që 34-vjeçari kishte me autorin, partnerja e viktimës tha: “E dija që komunikonin, që flisnin… E dija, domethënë mbaj mend që në verë kishin dalë për të pirë. E dija që njiheshin dhe se nuk ka asgjë” ndërsa për natën fatale tha se “e dija që ka shkuar vetëm. Ai donte një jetë të re, nuk donte të ishte më në Mykonos, donte të vinte në Selanik”.
Për mënyrën si e mori vesh ngjarjen e rëndë, ajo tha: “Më telefonuan dhe më thënë që të zgjohesha. Më thanë “e vranë Giannis”. Mendova se po bënin shaka me mua, mendova se Giannis po bënte shaka me mua, po nuk ishte një shaka. Më pas u informova nga disa të afërm të tij se ka ndodhur vërtet”.