AKTUALITET, 22 Shkurt 2023, 20:13

Iu sekuestrua pasuri me vlerë 3 mln euro, kush është miku i Aldo Bares i dënuar për trafik droge në Itali

Iu sekuestrua pasuri me vlerë 3 mln euro, kush është miku i Aldo

Më shumë se shtatë vitesh pas arrestimit nga policia shqiptare, autoritetet i kanë sekuestruar 3 milionë euro pasuri, Emiljano Burbës, i dënuar në Itali për trafik droge.

Një operacion i koduar “Resort 2012″, hetimet për të cilin zgjatën dy vite, përfundoi me vënien nën sekuestro të pasurive të 54-vjeçarit. Me kërkesë të prokurorisë, policia e kryeqytetit ekzekutoi vendimin e marrë nga Gjykata e Tiranës.

Më konkretisht janë sekuestruar 2 ndërtesa (resorte), në Sarandë, 1 automjet (kamion) dhe 1 rimorkio. Prokuroria tha se është sekuestruar edhe një subjekt me administrator të arrestuarin.

Ky shtetas është ndaluar në Tiranë, në vitin 2014, dhe është ekstraduar në Itali, pasi Gjykata e Apelit në Torino, e ka dënuar me 21 vjet burgim për trafik droge.

Prokurorët italianë zbuluan një rrjet të trafikut masiv të lëndëve narkotike mes Turqisë, Shqipërisë dhe Italisë, duke e cilësuar Burbën  një nga promotorët dhe organizatorët e trafikut të drogës.

Në janar të vitit 2015, Gjykata e Apelit në Torinos ka vendosur të lirojë Burbën, i konsideruar nga prokuroria italiane si bashkëpunëtori i Aldo Bares. Shkak ka qenë mungesa e një dokumenti në dosjen hetimore për shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar.

Për pasojë, të gjitha aktet pasuese konsiderohen të pavlefshme. Si rezultat, Emiljan Burba është kthyer i lirë dhe dënimi përfundimtar me 22 vjet burg është anuluar./Panorama/