TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV, aktivisti Ervin GocI ka komentuar përjashtimin e katër deputetëve nga grupi parlamentar i PD, duke i cilësuar si antikushtetuese veprimet e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, që i njohu ato.
Teksa e quajti një diktaturë të vërtetë, ai tha se ajo që ka ndodhur sot në Kuvend është shumë e rëndë.
"Ajo që bëri sot Lindita Nikolla është antikushtetuese, kur ajo është aty për të rregulluar punët brenda parlamentit dhe mbi të gjitha u heq të drejtën të jenë në komisionet parlamentare deputetëve, kjo është diktaturë komplet. Dhe e thotë zonja që është figurë qëndrore për të ruajtur balancat. Shteti është balancë, ajo që ka ndodhur sot është shumë e rendë dhe kjo po bëhet nga dora e Nikollës dhe jo më nga Basha.
Parlament i diskretituar dhe ilegjitim. Për mua kjo është e rëndë sepse me këtë vendim është futur në punët e brendshme të një partie dhe ka ulur thelbin e institucionit që ajo drejton", tha Goci.