TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në një lidhje direkte me emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV, deputeti Edmond Spaho ka folur për përjashtimet sot nga grupi parlamentar i PD-së. Ai u shpreh se kjo ishte përsëritje e asaj që është diskutuar nga ata prej kohësh, ku skena politike po dominohet nga Rama dhe "paterica e tij Basha".
Më tej, teksa foli për legjitimimin e vendimit të Bashës nga Lindita Nikolla, Spaho u shpreh se grupi Berisha do t'i drejtohet gjykatës.
"Ajo që ndodhi sot është përsëritje e asaj që kemi artikuluar prej kohësh që në Shqipëri skena politike po dominohet nga Rama dhe paterica e tij Basha. Edhe sot në kuvend kjo ishte skena, se ky veprim nuk ishte një problem mes dy fraksioneve por e të gjithë shoqërisë. Edhe sot në shkelje të rregullores së kuvendit dhe Kushtetutës, përjashtohen katër deputetë që përfaqësohen nga populli se nga ata jam zgjedhur.
Nuk kemi qenë të papërgatitur, por i kemi dalë para kësaj. Në 23 dhjetor kemi njoftuar kuvendit për vendimet e 11 dhjetorit, që shkarkoi Bashën.
Ajo që ne do bëjmë tani është, e para i kemi çuar një shkresë sot Kryetares Kuvendit që e paralajmërojmë se po interpreton në mënyrë të shtrembëruar rregulloren, se nuk ka koncept përjashtimi në rregullore dhe unë jam deputet i PD, nuk më ndryshon dot asnjëri prej tyre. Nëse kuvendi do vazhdoj të marrë vendime për këtë, do i drejtohem gjykatës.
Nuk jemi për të krijuar grup tjetër parlamentar ne do vazhdojmë luftën në kuvend pavarësisht bashkëpunimit të Ramës me Bashën. Përpara do të kemi një seri protestash që do synojnë të shkatërrojnë këtë lidhje të tyre dhe së shpejti do kemi dhe zgjedhje vendore ku do vërtetohet dhe njëherë se kush është shumicë", tha Spaho.