TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përjashtimi nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i katër deputetëve mbështetës të Berishës, shihet nga Edi Paloka dhe Belind Këlliçi si çmenduria e radhës së Enkelejd Alibeajt në shërbim të Edi Ramës. Sipas tyre, veprim i Alibeajt i shërben vetëm qeverise socialiste, dhe aspak bashkimit të demokratëve.
“Është akt mëse i turpshëm, me mungesë dinjiteti nga ai zotëria, por politikisht është heqja e maskave, sepse ai tregoi se është në bashkëpunim me Ramën. Ai mund të vijë një ditë dhe të përjashtojë të gjithë deputetë dhe Rama të vazhdojë lojën me të”, deklaron Paloka.
Këtë të martë Enkelejd Alibeaj përjashtoi nga Grupi Parlamentar i PD-se deputetet Oerd Bylykbashi, Belind Klliçi, Tritan Shehu, dhe Agron Shehaj, për mosdistancim nga ngjarjet e 8 janarit të një viti më parë.