AKTUALITET, 20 Korrik 2022, 21:48

Përfshihet nga zjarri një mobileri në periferi të Tiranës, zjarrfikësit luftë me flakët

Përfshihet nga zjarri një mobileri në periferi të
Foto ilustrim

Një kapanon mobilerie në Bërxullë, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së mërkurës. Si pasojë, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.07.2022, rreth orës 21:00, në Bërxullë, ka rënë zjarr në një kapanon mobilerie, dhe ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.