AKTUALITET, 20 Korrik 2022, 18:41

Regjistrimet në klasa të para dhe të dhjeta në sistemin e-Albania, ministrja Kushi njofton afatin e ri

Regjistrimet në klasa të para dhe të dhjeta në sistemin

Ministria e Arsimit deklaron se pas rikthimit të shumicës prej shërbimeve digjitale të platformës e-Albania është rikthyer edhe shërbimi i regjistrimit të nxënësve në klasën e parë dhe të dhjetë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka njoftuar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale rinisjen e shërbimit, si dhe afatin e rishikuar për regjistrimet.

Statusi i plotë i Ministres Evis Kushi:

Ju njoftoj se sot kanë rifilluar regjistrimet e nxënësve në sistemin e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta të vitit të ri shkollor 2022 – 2023.

Afati i ri për këto shërbime do të jetë data 31 korrik 2022.
Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin!