TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një vatër zjarri është raportuar në një sipërfaqe pyjore pranë zonës së mbrojtur në Bërzanë, në njësinë administrative Zejmen në Lezhë.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, helikopteri "Cougar" ka shkuar në ndihmë të aksionit për shuarjen e vatrës që rrezikon të marrë përmasa të mëdha për shkak të erës së fortë.
Në terren po punojnë forcat e emergjencave civile, janë angazhuar 60 efektivë të FA, forca të policisë dhe vullnetarë.