AKTUALITET, 20 Korrik 2022, 19:14

Digjet një sipërfaqe toke në fshatin Bunavi në Vlorë, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Digjet një sipërfaqe toke në fshatin Bunavi në Vlorë,

Një sipërfaqe toke është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në fshatin Bunavi të Vlorës.

Panorama.al mëson se deri më tani është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre.

Paraprakisht dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

Zjarrëfikëset kanë mbërritur për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.