AKTUALITET, 16 Mars 2024, 16:10

Përfshihet nga flakët një banesë në Fier

Përfshihet nga flakët një banesë në Fier

Paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike ndërsa janë shkrumbuar pothuajse të gjitha orenditë e banesës.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë pas njoftimit dy mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodheshin familjarët të cilët kanë dalë menjëherë jashtë. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.