AKTUALITET, 16 Mars 2024, 15:21

E rëndë në Pogradec, 26-vjeçari gjendet pa shenja jete brenda në banesë

E rëndë në Pogradec, 26-vjeçari gjendet pa shenja jete

Një 26-vjeçar është gjetur i pajetë në katin e parë të banesës së tij nga familjarët, në Pogradec. 

Sipas policisë dyshohet se i riu është vetëvrarur dhe se nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 26-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion parapra

Më datë 16.03.2024, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 5, Pogradec, në katin e parë të banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi B. D., 26 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 26-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.