TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, në një deklaratë për mediat nga KQZ-ja, tha se kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi ka shpërdoruar detyrën duke mos regjistruar brenda afateve PD-në si subjekt zgjedhor.
Ai i bëri thirrje Celibashit të ndalojë këto dispozita dhe të marrë në shqyrtim kërkesën e tyre, duke shtuar se dokumentet që kanë dorëzuar pranë këtij institucioni janë të plota.
“Erdhëm për të tërhequr vendimin e KAS, i cili edhe njëherë konfirmoi pretendimin tonë se komisioneri është jashtë afatit ligjor për të marrë një vendim përfundimtar. Komisioneri duhet të merrte një vendim përfundimtar për të regjistruar PD-në si subjekt zgjedhor. Që prej datës 11, ora 10:00, ai është në shkelje të procedurave afateve ligjore dhe rrjedhimisht ka bërë dhe shpërdorim tyre. Komisioneri nuk po zbaron afatet proceduriale dhe afatet ligjore të bazuar në Kod, duke cenuar PD dhe duke shkelur në këtë rrjedhojë afatet, që janë të përcaktuara qartë në Kodin Zgjedhor. Ndaj i bëj thirrje komisionerit të ndalojë këto dispozita dhe të marrë në shqyrtim kërkesën e PD-së për regjistrim në zgjedhje, në një kohë sa më të shkurtër. Çdo afat që kalon nga ky afat, është në shkelje të dispozitave ligjore dhe Kodit Zgjedhor”, tha ai.