AKTUALITET, 12 Nëntor 2023, 14:37

Vdekja e futbollistit të Egnatias, Prokuroria e Durrësit nis hetimet. Merren në pyetje mjekët dhe personeli

Vdekja e futbollistit të Egnatias, Prokuroria e Durrësit nis hetimet.

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetim kryesisht pasi futbollisti, Rafael Dwamena, ndërroi jetë gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani. Deri më tani janë marrë në pyetje edhe mjeket e ekipit, personeli i autoambulancës dhe mjekët e spitalit në Kavajë.

Trupi pajetë i futbollistit ndodhet në Tiranë nga ku po kryhet procesi i autopsisë. Hetimi nga prokuroria vijon për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes.

Për rastin në fjalë organi i akuzës po mbledh dëshmi te ekipit dhe stafit mjekësor, pjesë procedurale për rastin në fjalë, ku një futbollist humbi jetën në fushë. Dosjes pritet t'i bashkohet edhe raporti ekspertizës mjeko-ligjore, nëpërmjet te cilës përcaktohet saktë shkaku dhe ora e saktë e vdekjes.