TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Opozita nuk u la edhe sot që të futej në seancën plenare të Kuvendit, nga dhjetra forca të Gardës, duke u justifikuar se shumë prej tyre ishin të përjashtuar. Një pjesë e tyre u lejua që të futej vetëm në momentet e fundit të seancës që zgjati 17 minuta.
Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i Kuvendit dhe deputet i PD-së tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Kuvendi duhet të marrë masa që deputetët të hyjnë të pacenuar dhe jo me një zinxhir të madh gardistësh.
“Ne nuk jemi më shtet i ligjit, por shtet i telefonit, urdhrit dhe përballë këtij urdhri çdo gjë bie dhe bëhet e pavlerë.
Ne do të shkonim në seancën e orës !7:00 dhe sapo u gjendëm te shkallët e Kuvendit, ishte mbushur me gardistë, për të ndaluar deputetët e përjashtuar, por kësaj here nuk u lejuan as deputetët e papërjashtuar.
I thashë komandatit të Gardës, jam nënkryetar i Kuvendit, a mund të futem. Më tha po, por kur të largosh deputetët e tjerë, sikur unë isha edukator.
U krijuar situatë tensioni dhe e papërshtatshme. Kuvendi duhet të marrë masa që deputetët të hyjnë të pacënuar. Ne hymë duke na kapur për xhaketash dhe këmishës. Hymë në një situatë jo normale, me një zinxhir të madh gardistësh.
Qeveria dhe mazhoranca duartroket vetëveten, ne përfunduam në protestë”-tha Gjekmarkaj.