TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas përfundimit të tubimit jashtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, Gazment Bardhi ka deklaruar për mediat se PD është e bashkuar. Bardhi u shpreh se grupi parlamentar, por edhe Partia Demokratike në tërësi është e bashkuar.
Ai tha se pas aksioni në parlament demokratët do duhet të ndërtojnë edhe aksionin jashtë tij, për të cilin sipas tij do të duhet shumë punë.
“Grupi parlamentar i PD dhe PD në tërësi është e bashkuar. Ne kemi vetëm një detyrë, pas aksioni në parlament na duhet të ndërtojmë edhe aksionin jashtë tij. Ka shumë punë për t’u forcuar, por një gjë është e sigurt. PD është e bashkuar”, u shpreh Bardhi.