AKTUALITET, 5 Shkurt 2024, 17:51

Pas përplasjes në Kuvend, grupi i Bardhit i bashkohet për herë të parë protestës së Rithemelimit

Pas përplasjes në Kuvend, grupi i Bardhit i bashkohet për

Deputetët e opozitës të cilët arritën që të futen në sallë, pas mbylljes së seancës plenare iu bashkuan protestuesve jashtë Kuvendit.

Kujtojmë se protestuesit e thirrur nga grupi i Sali Berishës, u mblodhën jashtë ambienteve të Kuvendit, ndërsa në sallë ishte parashikuar që të zhvillohej seanca plenare.

Kjo është hera e parë që pas 2 vitesh, grupi i Gazment Bardhit i bashkohet një proteste të organizuar nga Rithemelimi i Berishës.