TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teatër kukullash e ka cilësuar sjelljen e opozitës sot në Kuvend, kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi.
Ai tha se po vazhduan kështu, për deputetët e opozitës do të kërkohet përjashtimi.
“Besoj se e kam pasur të qartë që përballë rregullit nuk do na ndalë asgjë sepse jemi mandatuar nga shqiptarët që të bëjmë një jetë parlamentare normale. Nëse do të vazhdojnë kështu, nuk e di se çfarë presion që të kuptojnë akoma, po vazhduan ne do të vazhdojmë me kërkesat tona për të përjashtuar këto që prish seancat apo mbledhjet e rëndësishme të komisionit. Askush nga deputetët e papërjashtuar nuk është ndaluar dhe nuk u ndalua as sot. Ky teatër që merr kolegët e përjashtuar, për t’i futur me zor, është teatër kukullash.”, tha ai.