TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pëllumb Pilinci thotë se ka një plan për eliminimin fizik të tij. Sipas Pilincit, është një ngritur një celulë ukranio-ruse, e financuar nga Sorosi, për ta eleminuar.
“Të nderuar bashkëkombas!
Ju shpjegoj skemën e fundit të sofistikuar për eliminimin e personit tim!
Në kuadër të vizitës së Putinit në Hungari me justifikimin e mundshëm e absurd të kalimit të tij nëpërmjet Shqipërisë, vihet re në mënyrë konstante nje skuadrilje dronësh prodhim Sokol Altius, STC Orlan-10 dhe Kronshtadt Orion të cilët patrullojnë mbi Shqipëri!
Burime të inteligjencës ushtarake amerikane INSCOM, me sinjalizuan se qëllimi i vërtetë i ngritjes së këtyre dronëve është eliminimi im!
Ashpërsimi i tonit të Presidentit Trump kundrejt të paskrupulltit Sorros ka vënë në lëvizje falanga të rrezikshme që s'njohin Atdhe!
Një celulë ukraino-ruse e financuar nga Sorros me ndihmën e qeverisë shqiptare po merret egzaktësisht me planin e asgjësimit tim!
I mbrojtur nga flota e gjashtë amerikane e dislokuar ne Mesdhé e në veçanti nga destrojeri USS CARNEY, nuk trëmbem e do vazhdoj misionin tim për hedhjen e qeverisë Rama!
Unë jam këtu! Me Ju e për Ju!
Juaji Pilinci”, shkruan ai.