AKTUALITET, 22 Tetor 2025, 18:28

Nga Kuvendi, te fushata në Tiranë, Xhemal Qefalia: Opozita pengesë për parlamentin! Zgjedhjet i fiton PS

Nga Kuvendi, te fushata në Tiranë, Xhemal Qefalia: Opozita

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia ka analizuar zhvillimet e fundit politike, si dhe ka komentuar zgjedhjet e pjesshme apo dhe për ambiciet e tij personale në politikë.

Ish-deputeti thotë se tashmë që nuk është pjesë, nuk është ndonjë ndjesi e veçantë, pasi funksionimi i parlamentit nuk ka ndryshuar, pavarësisht qasjeve të reja. Ndër të tjera, ai thotë se opozita vijon të vërë në praktikë të njëjtën strategji, për të mos lejuar seancat të zhvillohen në kushte normale apo deputetët të ushtrojnë funksionin e tyre.

“Nuk është se po shoh ndonjë ndjesi të veçantë. Është e njëjta gjë që ka ndodhur dhe vitet e shkuara. Mendova meqë ka pasur rrotacion, mendova që do të ishte një parlament ku palët do të kryejnë rolin e kuvendarit, por në fakt është po e njëjta situatë që krijohet nga opozita duke bërë që shumë seanca të zhbëhen. Qenia e deputetëve të rinj krijon përshtypje sikur gjithçka do të fillojë e re, por skenat që përsëriten nga opozita për të mos lejuar deputetët për të kryer misionin e tyre është një gjë që përsëritet, një kasetë e vjetër që ka ndodhur ndër vite. Është e pafalshme që të shkohet në Kuvend, dhe të mos arrihet që kryeministri të mos shpalosë programin e tij qeverisës, të ketë po të njëjtën regjizurë, të krijojnë fyerje e sharje, qytetarët janë neveritur nga skena të tilla”, tha Qefalia.

Faktin që mes mazhorancës dhe opozitës, u arrit një konsensus për barazinë mes palëve në Komisionin për Reformën Zgjedhore, Qefalia e sheh si një hap optimist, por që nuk dihet nëse do të hasë apo jo pengesa rrugës.

“Kur dëgjon si lajm të parë duhet mirë, sikur ka dakordësi. Kjo dakordësi kështu fillon në çdo sezon parlamentar, por shpresoj të mos ketë pengesa gjatë rrugës”, tha ai.

I pyetur për zhvillimin e fushatës në Tiranë, Qefalia tregon se të gjithë përfaqësuesit e PS-së, janë gjithë kohën të angazhuar në terren dhe në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët.

“Në filozofinë e PS asnjëherë nuk pushohet fushata elektorale. Mbahen kontaktet të vazhdueshme me qytetarët. PS është në kushte normale në Tiranë, po vazhdon kontaktet, ka një avantazh politik që drejtuesja politike është caktuar nga kryesia të jetë kandidate, kjo ja lehtëson mundësinë sepse ka qenë mjaft aktive dhe në fushatën e 11 majit. Ogerta ka treguar me performancë e saj që di ti vlerësojë punët. Ogerta është në takime të vazhdueshme në terren, ;o ndjek nga afër shumë problematika”, u shpreh Qefalia.