TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trupat e Forcave të Armatosura po japin një kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë, ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, teksa përcolli disa nga momentet në kryerjen e detyrave të përcaktuara.
Sipas Peleshit, profesionalizmin dhe përkushtimin e dëshmon edhe pjesëmarrja në stërvitjet COBWEB dhe GOLDEN SABER
Peleshi: Trupat tona po japin një kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë. Me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre të palëkundur, ata po shërbejnë pa u lodhur përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë për të siguruar një mjedis të sigurt.
Këtë e tregon më së miri pjesëmarrja në dy stërvitjet e fundit COBWEB dhe GOLDEN SABER.
Të përkushtuar të ruajmë një nivel të lartë të gatishmërisë operacionale dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë.
