TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka vënë në pranga një 56-vjeçar pasi dyshohet se ka goditur me grusht trajnerin e ekipit sportiv 'Labëria'.
Policia informon se personi me inicialet A. A., banues në Vlorë, do të hetohet për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, ndërmjetësit sportiv”.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, në kompleksin sportiv “Labëria”.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 56 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, ndërmjetësit sportiv”, pasi ditën e djeshme, në kompleksin sportiv “Labëria”, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grusht, trajnerin e ekipit sportiv “Labëria”, shtetasin D. R., 46 vjeç, banues në Vlorë"- njofton Policia.