TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Aundrey Glover, do të zhvillojë sot një takim me ish-kryeministri Sali Berisha, në orën 13:00, në selinë e PD. Kjo do të jetë një ngjarje historike mes dy ish-armiqve që u përplasën ashpër 27 vite më parë për zgjedhjet parlamentare dhe për faktin se thyen bojkotin diplomatik të nivelit të lartë ndaj kreut të PD-së
Në një deklaratë për mediat, Glover bëri me dije se ndërkombëtarët janë përqendruar tek zgjedhjet lokale të 14 majit.
Audrey Glover mund të quhet pa hezitim një veterane e proceseve zgjedhore në Shqipëri. Për herë të parë ajo ka drejtuar misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996, të cilat u dënuan nga misioni i ODIHR si të manipuluara.
Glover ka kryesuar misionin e ODIHR në vendin tonë në zgjedhjet e vitit 2009 e më pas në ato të viteve 2015, 2019 dhe tashmë në garën e 14 Majit.
Vizita e Glover në selinë e PD-së së drejtuar nga Berisha është e para prej marrjes së godinës së selisë blu, pas përplasjes së 8 janarit 2022, me grupimin e Alibeajt dhe shpalljes non grata të ish-kryeministrit nga SHBA-të në maj 2021. Kjho ka edhe më shumë vlerë pasi Britania e Madhe, nga vjen zonja Glover, gjithashtu e shpalli non grata Berishën, një vit më parë.
Gjatë kësaj kohe diplomatët e huaj në Tiranë kanë shmangur takimet me Berishën, ndërsa i vetmi ishte ambasadori hungarez në Tiranë, që pati një vizitë në seli pak javë më parë.