TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shpërthim me tritol ka ndodhur pranë një shtëpie private në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40 të mëngjesit të së hënës.
Momentalisht raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa banesa i përket 62-vjeçares me inicialet F. S. Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetases F. S., 62 vjeçe, është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë. Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.